Gazeta gjermane “Bild” ka inkurajuar Edi Ramën dhe njëkohësisht ka lavdëruar punën e tij si ndërmjetësues rreth bisedimeve mes këtyre shteteve. Merkel vazhdon të inkurajojë kreun e shtetit shqiptar që të ulë në tryezën e bisedimeve liderët e Turqisë dhe Greqisë.
Por cfarë përfiton vendi ynë nga kjo cështje? Deri më tani, Edi Rama nuk ka zbuluar rreth kësaj përpjekje të cilën opozita e komentoi si operacion të pastër PR-i nga Rama.
“Kancelarja Angela Merkel personalisht e inkurajoi Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë për të tentuar që krerët e sherrosur të Turqisë dhe Greqisë të ulen në tavolinë pas mosmarrëveshjeve për ishujt Aegean e cila është përshkallëzuar” – shkruan gazeta gjermane.
Turqia dhe Greqia u dakortësuan të vijojnë raundin e radhës të takimeve teknike me 25 Janar në Stamboll.