Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë zbulon 4 emrat më të korruptuar të politikës shqiptare

Ai bën gjithmonë bujë me deklaratat e tij dhe këtë herë ka goditur sërish. Bëhet fjalë për Kreshnik Spahiun i cili komentoi disa fjalë që i tha mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit “Open”.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale zbuloi 4 emrat e politikës shqiptare që sipas tij janë më të korruptuarit dhe duhet të arrestohen nga Gjykata e Hagës.

“Merrni një avion nga Gjykata e Hagës dhe mbusheni me arrestime në Aeroport të Rinasit. Ju kërkoni pastrim listash Ramës-Bashës-Monikës, është sikur Amerika të negocionte me Al-Kapone për të shkarkuar politikanët e korruptuar. Këta të 4 janë e keqja e vendit”, shkruan Spahiu.