KQZ ju tregon si të verifikoni emrin tuaj dhe vendndodhjen e qendrës së votimit, ja ku duhet të shkoni

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit përgatitjet për procesin e votimit kanë nisur dhe qytarët duhet të bëhen gati.

Fillimisht ata duhet të jenë korrekt me dokumentet e identifikimit dhe cdo ditë theksohet se rinovimi i pasaportës biometrike dhe kartës së identitetit është një detyrim kyc për të votuar.

Sakaq, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ditën e sotme ka njoftuar publikun për mënyrën se si ata mund të kontrollojnë apo verifikojnë emrin e tyre dhe vendndodhjen para se të votojnë.

Kjo mund të bëhet fare lehtë klikuar në rubrikën ‘lista e zgjedhësve’ në faqen online: ëë.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme ëëë.mb.gov.al.

“Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki zgjedhësve,ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim./Source.al