Kotsias befason shqiptarët me rreagimin e tij për zgjerimin e detit që bëri Greqia

Dekreti nga autoritetet greke, që i jep të drejtën Greqisë të zgjerojë kufirin e saj ujor me 12 milje në Jon, ka shkaktuar një seri reagimesh në Tiranë. Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në kohën e së cilit në qeverinë e Tsipras, Tirana dhe Athina rinisën dialogun për dosjet e vjetra, mes të cilave edhe deti, e ka cilësuar të gabuar vendimin e fundit të vendit të tij.

Në reagimin e tij, ai fajëson edhe SYRIZA-n. Kotzias e cilëson të gabuar vendimin e vendit të tij i cili “mbyll” gjiret në funksion të “caktimit të kufirit të një zone ekonomike ekskluzive, një lëvizje që përveç kësaj është një hap tjetër drejt zgjerimit të bregut të detit në 12 milje detare”.

Sipas mediave greke, tre janë pikat që kritikon Kotzias.

“Nga njëra anë, fakti që qeveria hyri në marrëveshje për EEZ (në këtë rast me Italinë) pa mbylljen e gjireve. Nga ana tjetër, qeveria përjashtoi nga i njëjti parashikim Peloponezin Jugor, Kytheran dhe Antikythiran. Së treti, ai anuloi, planifikimin që gradualisht do të përfshinte parashikime analoge në të gjithë vendin”, thotë Kotzias.