“Kosova është Serbi”/ U provokua teksa po raportonte ‘Live’, gazetari shqiptar nuk pyet për ekranin dhe reagon menjëherë

Ka pasur shumë reagime lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Por kjo ngjarje nuk ka kaluar sa pa incidente, ku një prej tyre ishte raportimi i gazetarit të RTK-së në Amerikë, Ridvan Berishës.

Teksa po merrte një intervistë, ai është ndërprerë nga disa persona të tjerë, të cilët me magnetofon kanë bërtitur se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa gazetari ka ndaluar punën dhe i ka kthyer përgjigje serbëve.

“Kosova është e pavarur, ne jemi para jush në këto troje,”-iu përgjigj gazetari.