Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Mjeku familjar, Kujtim Zarari në Kosovë ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se gjendja e mjekut është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit në spitalin e Gjakovës, e si pasojë humbi jetën.

Lajmin për vdekjen e mjekut 51-vjeçar e ka konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës. Theksojmë se Zarari nuk është mjeku i parë që ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.