Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur shqiptar

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga koronavirusi mjeku Astrit Haziri. Ai shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit dhe ka ndërruar jetë në Turqi. Pas rëndimit të situatës, ai ishte dërguar në Turqi për trajtime të mëtejshme por nuk ka mundur t’ia dalë

“Zoti të past qu në xhehnet bab”, shkruan djali i doktorit të ndjerë Astrit Haziri.

Të shumtë janë edhe mesazhet nga qytetarë dhe njerëz që kanë marrë shërbim dhe e njihnin atë.

“Shoku dhe miku Im Astritit Haziri na merzite shume, virusi I pabese te mori ne pabesi, do ngelesh gjithmone ne mendjet dhe zemrat tona, zoti te falte xhenetin shoku im , Ngushellimet e mia. Familjes dhe te afermeve”, shkruan një mik i Astrit Hazirit.