Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur italian

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi mjeku i njohur personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soccorsi. Ai ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Francesco e kishte zgjedhur Soccorsi-n si mjekun e tij personal që në 2015-ën.

Soccorsi ishte shefi i hepatologjisë në Spitalin “San Camillo” në Romë dhe konsulent i Drejtorisë së Shëndetit dhe Higjienës së Guvernatorit të Shtetit të Vatikanit.

Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë.