Koronavirusi i merr jetën artistit legjendar

Aktori legjendar Soumitra Chatterjee, i njohur për punën e tij me regjisorin fitues të ‘Oscar’, Satyajit Ray, ka vd ekur nga ndërlikimet e COVID-19. Artisti 85 vjeçar u shtrua në spital në qytetin e Kolkata më 6 tetor pasi rezultoi pozitiv me virusin vd ekjeprurës.

Ai do mbahet mend nga admiruesit dhe kritikët e filmit për karrierën e tij gjashtë dekadëshe. Chatterjee, i cili luajti në rreth 300 filma, ishte gjithashtu një dramaturg, aktor i teatrit dhe poet shumë i njohur. Aktori rezultoi negativ disa javë pasi u pranua në spital, por gjendja e tij u përkeqësua shpejt dhe ai u vendos në një ventilator javët e fundit të tetorit.