Korça futet në “zonë e kuqe” prej Covid-19, ja çfarë ka ndodhur ditët e fundit

Qyteti i Korçës është përfshirë në hartën e zonave të kuqe për shkak të numrit të lartë të të prekurve me Covid-19.

Shifrat në rang qarku kanë arritur deri të martën në 1528 të infektuar, ndërkohë që betejën me Covid 19 nuk kanë mundur ta fitojnë 41 pacientë.

Situata paraqitet e rënduar në institucionet arsimore, ku që prej fillimit të vitit të ri shkollor janë infektuar rreth 220 mësuses të qarkut juglindor.

Rrethi i Korçës ka 50 mësues aktivë, rrethi i Pogradecit 20 ndërsa 30 arsimtarë të shpërndarë në Devoll , Kolonjë e Maliq.

Përsa i përket nxënësve të prekur bëhet e ditur se janë raste infektimi nga familjarët e tyre, por numri është relativisht i ulët.

Sipas të dhënave zyrtare, 41 persona nga ky qark po marrin trajtim spitalor dhe 716 janë të vetëizoluar në shtëpi.