Konspiracionisti tregon emailet “sekrete” botërore: Ka marrë pjesë edhe Edi Rama

Konspiracionisti Alfred Cako tha në “E Diell”, se janë bërë 4 mijë shkëmbime emailesh të Organizatës Botërore të Shëndetit, me liderë të ndryshëm botërorë. Sipas tij, pjesë e emaileve është edhe kryeministri Edi Rama. Në emaile sipas Cakos është zbuluar komploti që po i bëhet njerëzimit, e këtu nënkuptoi pandeminë e koronavirusit.

“Janë mbi 4 mijë emaile të OBSH-së të kapura në komunikim me Biden, Bill Gates, edhe këtë tonin këtu. Të gjitha ata emaile, çfarë kanë komunikuar për këtë komplot të madh që po i bëjnë njerëzimit, mjerë ato ku do të futen, kaq po them”, u shpreh Cako.