Konomi befason me deklaratën në studio: Kam frikë se do të dalë ndonjë foto me…

Nuk kanë qenë të pakta herët kur në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për lidhje të supozuara mes konkurrentëve të “PërPuthen”, ku janë publikuar edhe foto.

Rasti i fundit janë fotot e Melisës dhe Andit, ku fansat supozojnë se mes tyre ka një lidhje, edhe pse Melisa mohoi një gjë të tillë.

Ndërkohë, opinionisti Arjan Konomi shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa ironizoi duke thënë se dhe ai i kishte dhënë Lokos papionin e tij dhe se tani “po frikësohet” se mos dalin foto.

“I kam dhënë Lokos papionin nja dy herë dhe kam hall mos dali ndonjë foto, po frikësohem tani nga kjo”, tha ai.