Konferenca e përbashkët nga Kakavija, ministri Brendshëm jep lajmin e mirë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pasditen e sotme gjatë konferencës së përbashktë me komisioneren për punët e brendshme të BE, Ylva Johansson në pikën kufitare të Kakavijës, deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend jo anëtar që ka marrëveshje me Frontex dhe zyrë në Europol. Sipa Çuçit kjo është një shenjë shumë e mirë për Shqipërinë.

“Kjo është një shenjë shumë e mirë për Shqipërinë. Shqipëria edhe pse nuk është në BE përdor instrumente të përbashkëta me BE. Ka program të përbashkët me FRONTEX në fushën e sigurisë dhe ka një zyrë Europol në Shqipëri. Këto janë instrumente që përdoeren nga shtete anëtare te BE.

Gjatë vizitës së sotme dëgjova dhe rikonfirmova nga komisionerja arritjet që Shqipëria ka bërë në bashkëpunim me BE në fushën e sigurisë. Shumë shpejt do kemi mbledhjen e përbashkët mes Shqipërisë dhe BE dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha ai.

Sipas Johansson, tashmë Shqipëria i ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Unë jam këtu në Shqipëri sepse dua ta uroj për progresin e bërë në aspektin e drejtësisë, sigurisë dhe migracionit gjatë vitit të shkuar. Shqipëria ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

Marrëveshja e Frontex me Shqipërinë ishte marrëveshja e parë me një vend jashtë Bashkimit Europian. Shqipëria është i vetmi vend që ka arritur marrëveshje për migracionin si vendet anëtare. Kemi mundësinë për të folur për punën e përbashkët. Shumë është bërë. Ka progres në këtë drejtim”, deklaroi ajo.