“Komiteti Teknik është një grupim i paaftë”, eksperti Erion Dasho del me paralajmërimin e frikshëm: Do na fusin në qorrsokak!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar pas deklaratës së ministres Besa Shahni për strategjinë që do të ndiqet për sistemin arsimor nisur nga situata e pandemisë së COVID-19 ku ndodhemi.

Shahni tha dje se Ministria e Arsimit po pret rekomandimet e Komitetit Teknik për të vendosur se si do të zhvillohet procesi mësimor në vitin shkollor 2020-202.

Sipas Dashos, ky komitet është i paaftë dhe rekomandimet e tyre mund të na fusin në qorrsokak.

“Një vit shkollor për fëmijët ka rëndësi të jashtëzakonshme. Në se ai/ajo nuk do të studiojë në universitet, viti shkollor vlen afërsisht sa 10% e edukimit që do të marrë gjatë gjithë jetës!

Dje dëgjova Ministren e Arsimit se është duke pritur rekomandimet e komitetit për të vendosur se si do të zhvillohet procesi mësimor në vitin shkollor 2020-21! Kur po vjen fundi i gushtit!!!

ME SA DUKET VETËM ZJ. SHAHINI NUK E KA MARRË VESH AKOMA SE KOMITETI ËSHTË NJË GRUPIM I PAAFTË. REKOMANDIMI I TYRE, NË RASTIN MË TË MIRË, NUK BËN PUNË, KURSE, NË RASTIN MË TË KEQ, TË FUT NË QORRSOKAK…”, – shkruan eksperti Erion Dasho.