Komisioni i Ligjeve i jep goditjen e fortë Metës, vetëm një deputet voton pro Presidentit

Presidenti Ilir Meta ka marrë sot ‘goditje’ e radhës. Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota kundër dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për “Gjendjen Civile”.

Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm dhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj që parashtroi arsyet e kthimit të ligjit ndërkohë nga anëtarët e Komisionit vetëm 1 votoi pro dekretit dhe një abstenim.

Shumica vendosi për rrëzim të dekretit dhe tashmë ai do të kalojë për votim edhe në seancën e ardhshme në Kuvend.