Komisionerja e BE-së iu dërgon ultimatumin e prerë partive politike në Shqipëri

Pas takimit që realizoi sot në Tiranë me kryenegociatori Zef Mazi, komisionerja e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson dha një mesazh të fortë për të gjitha partitë politike në vendin tonë.

Johansson ka thënë se Shqipëria ka miratuar disa reforma të rëndësishme në rrugën e saj drejt BE-së, por theksoi se ka akoma punë për tu bërë. Komisionerja e BE u bëri thirrje partive politike që të garantojnë integritet në listat për deputetë.

“Jam e kënaqur që reformat e mëdha, reforma në drejtësi, reforma për azilin, Shqipëria ka arritur t’i miratojë. Ka shumë fusha ku bashkëpunimi ynë duhet të forcohet.

Duhet të vazhdohen reformat për shtetin e së drejtës, por dhe për të pasur një bashkëpunim më të mirë dhe situatë më të mirë.

Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre që të ketë një integritet të lartë në lista. Kjo na ndihmon të bindim shtete anëtare për sundimin e ligjit në Shqipëri”, tha komisionerja Johansson.