Komente ofenduese dhe raciste, reagon konkurrentja e Përputhen publikisht: “Nuk jam gabele as rome”

Mikela është padyshim një nga vajzat më të shkathta të këtij edicioni të Përputhen e cila si të bëhet qendra e vëmendjes.

Së fundmi, bukuroshja ka marrë disa komente aspak të këndshme nga publiku në rrjetet sociale duke e konsideruar atë si një person me ngjyrë.

Edhe pse deri këtu nuk ka asgjë të keqe, Mikela ka marrë komente dhe mesazhe të shumta nga njerëz që thjeshtë duan t’i prishin ditën duke u treguar racistë.

Për këta persona ajo ka një përgjigje.

“Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz.

Unë nuk jam gabele e as rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja.”, shkroi konkurrentja në InstaStory.