Kolegu i mjekut zbulon prapaskenat: Kjo përplasje çoi pas hekurave Priftin!

Sekuestrimi i pasurisë dhe prangosja i mjekut Edvin Prifti është komentuar nga kolegu i tij, kardiologu Petrit Vargu.

Mjeku Vargu zbulon pakënaqësitë dhe prapaskenat të cilat sipas tij kanë ndikuar në prangosjen e Priftit.

Sipas Vargut, Edvin Priftit erdhi pas një përplasje të mjekut me drejtorin i cili sinjalizoi për të “mbrapa krahëve”.

“Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister…”- shkruan mjeku Vargu.

Postimi i plotë:

Pa hyre ne kopetencat e gjykates dua te theksoj qe Edvini nuk ishte shef departamenti i zgjedhur nga mjeket. Por shef sherbimi ,i emeruar nga komisioni juaj thellesisht politik Z.Kryeminister.

Ne te bente pjese nje kontabiliste, nje inxhinier mekanik ose klarinetist sic i thojne mjeket dhe disa persona te tjere te emeruar nga ju. Biles thojne qe ministrja
juaj e ka firmosur dy here emerimin,mbas polemikave te shumta qe pati.

Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme.Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister.

Keshtuqe nese eshte e vertet gjeja duhet te thuhet e tera dhe jo vetem ajo qe i intereson pushtetit.Edhe deklarata juaj dy ore para se te merrej vendimi nga gjykatesja ,nuk me duket shume korrekte Z.Kryeminister.

Do ndjek me shume vemendje se si qendron e verteta,ndoshta Edvini ka gabimet e tij nuk e perjashtoj. Por per nje gje jam i sigurt.Sot ne burg ka hyre nje nder 3 kardiokirurget me te medhenj te ballkanit. Kush me njeh e di se sa genjej une.

P.S.Askush mos ta lexoj kete status si mbrojtjen e ndonje individi ,por thjesht si nje diskreditim i shendetsise shqiptare.Qe nga Tirja deri ne nivelet me te larta.