Koha nuk ka kaluar për të! Festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeçe mbushi aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Rajmonda Bulku

Aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku ka festuar ditën e djeshme 62 vjetorin e lindjes. Ylli i kinemasë shqiptare festoi ditën e lindjes me familjen dhe për shkak të pandemisë ajo nuk ka zhvilluar një festë madhështore si ka bërë çdo vit. Siç të gjithë e kemi parë, mosha për aktoren është thjeshtë një numër pasi ajo duket gjithmonë e kuruar dhe e bukur.

Rajmonda Bulku e nisi rrugën e artit që kur ishte nxënëse në vitin e tretë në gjimnaz, më 1976 ajo debutoi në filmin ‘Dimri i fundit’. Pas shkollës së mesme ajo nisi punën si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më pas filloi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.

Menjëherë pas diplomimit Rajmonda Bulku u emërua aktore në Teatrin Kombëtar ku ka luajtur shumë role kryesore, por vlen të thuhet se famën ajo e mori përmes roleve në filma.

Me mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime.