‘Koço u largua i varfër dhe në një shtëpi me qira’, Agron Llakaj shpërthen ndaj pushtetit

Një nga kolosët e humorit shqiptar, Koço Devole, ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të koronavirusit. Një humbje e madhe për artin shqiptar, familjen dhe kolegët e tij, por edhe më të dhimbshme ndarjen e tij nga jeta e bën fakti që kurrë nuk u vlerësua siç duhej nga pushtetet.

Agron Llakaj ka treguar në emisionin “Ftesë në 5” se Koço Devole u largua nga kjo jetë i varfër dhe pa një shtëpi të tijën, pasi banonte në një shtëpi me qira. Ai ka shpërthyer në akuza duke u shprehur se kjo hipokrizi nuk mund të vazhdojë më, ndërsa e vlerëson maksimalisht Koço Devolen për gjithë talentin dhe cilësitë që ai kishte.

“Ishte një thesar që iku aq i varfër. Kjo hipokrizi nuk mund të vazhdojë më. Koço iku dhe mori mirënjohje, por mori me vete edhe mosvlerësimin e pushteteve. U largua i varfër nga kjo botë dhe me një shtëpi me qira. Kjo e bën dyfish më të madhe dhimbjen. Ishte i formuar totalisht në cdo gjë. Kishte cilësi të jashtëzakonshme. Ëndrra vazhdon, humori do të vazhdojë dhe brenda nesh kemi pak “Koço””, tha Agron Llakaj.