Koço Kokëdhima zbulon çfarë fshihet pas zhvillimeve të fundit politike dhe sfidon ambasadorët

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi rrëzimin e qeverisë Hoti, ka ardhur reagimi i fortë i kreut të partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima. Përmes një postimi në rrjetet sociale këto zhvillime të fundit, Kokëdhima i cilëson një lajm të mirë për Kosovën.

Komenti i plotë:

Një lajm i mirë për Kosovën dhe akuzues për elitën tonë politike

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ta cilësuar të pavlefshme votën vendimtare për mandatimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, më 6 qershor 2020, është një lajm i mirë për Kosovën. Rrëzimi i kabinetit “Hoti” dhe shkuarja e Kosovës sërish në zgjedhje brenda 40 ditëve, është fundi i vonuar, por i merituar i autorëve të puçit antikushtetues, politikanëve të shitur kosovarë dhe ambasadorëve të huaj, që larguan kryeministrin Albin Kurti nga drejtimi i një koalicioni qeveritar, i cili pasqyronte vullnetin e zgjedhësve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet e tetorit 2019.