Koço Devole në intubim, djali i aktorit tregon se çfarë po ndodh brenda spitalit

Djali i aktorit Koço Devole, Genc Devole, ka për gjendjen shëndetësore të të atit.

Koço Devole u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid, por pasi tamponi i doli negativ, u shtrua sërish në spital për shkak të rëndimit nga leuçemia.

Tani për tani gjendja është stabël, nuk ka as përkeqësim as përmirësim,” shprehet Genc Devole.

Pjesë nga intervista në Top Channel

Çfarë ndodhi të dielën pasi la spitalin?

“Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi” tha Genci.

Vazhdon të jetë i intubuar?

“Tamponi ka rezultuar negativ nga Covid. Por atij i është përkeqësuar leuçemia që e ka pasur më përpara. Ajo po e mundon. Tani nuk mund të komunikojmë me të, vetëm presim nga mjekët. Unë jam në një gjendje që nuk di çfarë të them, herë herë qetësohem se mos po përmirësohet, më japin shpresë fjalët e specialitëve,” u shpreh djali i aktorit.