Koalicionet, aleati i Bashës zbulon planin: Ja si do veprojë opozita

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku tha se opozita i ka pritshmërite te Këshilli Politik për të përcaktuar formulën e kompozimit të koalicioneve dhe masën e hapjes së listave. “Unë them që ka akoma hapësirë ligjore që të korrigjohet nëpërmjet një qëndrese të komisionit, pjesës opozitare për ta përmirësuar maksimalisht këtë dëm që iu bë procesit zgjedhor”, shprehet Shehi për Abc Neës.

Por nëse nuk do të lejohen koalicionet, kreu i LZHK-së thotë që opozita e ka gati një plan tjetër, duke hartuar kontrata besimi me kreun e PD, Lulzim Basha. Unë gjykoj që një plan duhet të ketë, largimin e këtij. Dhe në qoftë se nuk do jetë e mundur koalicione parazgjedhore, se unë gjykoj mund të jenë, do t’i bëjmë pas zgjedhore. Hajde bëjmë marrëveshje për të garantuar maksimumin e koalicioneve”, shprehet ai.

Ndërkohë ai ka këshilluar edhe komisionin që po përzgjedh kandidatët për deputetë në Partinë Demokratike, duke i këshilluar që të zgjedhin edhe persona jashtë konceptit partiak.

“Duhet të dalin edhe jashtë konceptit partiak. Këtë javë kemi nevojë për partiakët më të mirë që duhet të jenë shumica e listës, por kemi nevojë edhe njerëz që nuk janë të partisë, që në rrethana të tjera nuk do të hynin në këtë oborr. Por duhet të hyjnë për faktin se Shqipëria është në një hall të madh. Kemi nevojë edhe për votat e atyre që nuk na pëlqejnë shumë”, deklaron Shehi.