Koalicion mes Ramës dhe Kryemadhit pas zgjedhjeve? Besnik Mustafaj kujton gabimin e 2017-ës dhe zbulon çfarë pritet

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar zhvillimet e fundit nga ana e opozitës.

I pyetur për surpriza pas zgjedhjeve se nëse PS del forcë e parë mund të ketë një koalicion me LSI, Mustafaj nuk e sheh si mundësi duke iu referuar marrëdhënies së Monika Kryemadhit me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu ai përjashton edhe mundësinë e një koalicioni PS-PD.

Ish-ministri theksoi se opozita ndonëse me dy lista duhet ta ketë të qartë me kë e ka betejën. Sipas tij nëse PD me aleatët që do ketë në listë dhe LSI do të bëjnë luftë me njëri-tjetrin, do të jetë në avantazh të PS. Mustafaj nuk heziton të përmendë edhe gabimin e Lulzim Bashës, siç thotë ai në zgjedhjet e 2017-ës, ku asokohe sulmonte LSI-në.

“Nëse PD me aleatët që do ketë në listë dhe LSI do të bëjnë luftë me njëri-tjetrin, do të jetë në avantazh të PS. Nëse e kanë kuptuar që ai gabim që u bë në 2017, ku Basha sulmoi LSI besoj se këtë herë një gabim i tillë nuk do bëhet më. Mesa kam dëgjuar LSI në qarqe të tilla do bëjë thirrje të votojnë listën e PD”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Duke qenë se opozita e bashkuar nuk është më formalisht, kemi një kontratë, nëse PS del forcë e parë dhe LSI ka mjaftueshëm për të bërë qeverinë, shihni një lëvizje?

Besnik Mustafaj: Në politikë është ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Eksperienca më ka bërë që të mos them kurrë ‘jo’ përfundimtare. Nuk ka marrëveshje të pashkelshme. Unë besoj se marrëdhëniet që kanë LSI me PS, Rama me Kryemadhin…Unë besoj se Edi Rama nuk ka skrupuj që t’ja propozojë LSI

Endri Xhafo: Ju vutë marrëdhëniet, unë po ju them më e kollajtë është një koalicion PS-PD

Besnik Mustafaj: Është i pamundur në të dyja rastet. Unë nuk po them se s’mund të ketë oferta. Unë thashë se mund të ketë oferta nga Edi Rama. Por besoj se as Kryemadhi dhe as Basha…Nuk ka pasur frustracione morale të këtij niveli siç ka në Shqipëri.