Klevis Balliu nxjerr videon e anëtarit të PS-së që po thyen rrjetin (VIDEO)

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka shpërndarë pamjet e një prej anëtarëve të Partisë Socialiste në vend ku duket se është zhgënjyer nga qeverisja aktuale.

Ai ka vendosur t’a xhirojë momentin kur gris teserat e PS-së, duke hedhur akuza për Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama se “u ka pirë gjakun”, e për shkak të keqqeverisjes nuk do e votojë më, sa të ketë frymë.

“PARTIA SOCIALISTE SHKËRRMOQET ÇDO DITË E MË SHUMË”, – shkruan Balliu.

VIDEO: