Klevis Balliu bën deklaratën e fortë, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë javë

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, nga Gjykata e Tiranës, ka paralajmëruar se këtë jave do të nxjerrë disa “dokumente konkrete” që sipas tij do të shkërmoqin Rilindjen dhe qeverinë.

Para gazetarëve Balliu, tha se vetëm ai ka mbi 318 procedime penale për protestën te Astriti.

“Kjo qeveri më datë 25 prill do të shkërmoqet. Rilindja do të shkërmoqet. Për krimet që i kanë bërë këtij vendi. Nga kjo gjykatë ju (iu drejtohet gazetarëve) keni parë vetëm deklarata të qytetarëve. Më thoni si ka mundësi që mua më bëhen 318 procedime penale për një protestë”, tha Balliu.