‘Kjo që ne shohim është vetëm maja e ajsbergut’, Spahia jep alarmin: Ja çfarë më kanë thënë kolegët e Sanatoriumit

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia thotë se se gjendja e sisitemit tonë shëndetësor është në kolaps dhe shifrat që bëhen publike nga ana e MSH-së janë vetëm maja e ajsbergut, pasi situata te qytetarët është shumë më e rëndë.

“Situata është ekstremisht alarmante, jemi në kolaps të plotë të sistemit shëndetësor, shifrat e tregojnë këtë çdo ditë, kemi një rritje galopante të të prekurve. Kjo që ne shohim është vetëm maja e ajsbergut, ajo që na shqetëson më tepër ëhstë mungesa e plotë e strukturave qeveritare për tu përballur me këtë problematikë kaq të ndjeshme për popullatën në përgjithësi.Qeveria ka dështuar në gjurmimin e virusit, dhe frenimin e përhapjes së Covid. Jo më kot shqiptarët janë dyndyr drejt dy spitaleve, duke bërë që mjekimi të mos ofrohet në mënyrën e duhur për shkak të mbipopullimit.

Fatkeqësisht ne e kemi thënë vazhdimisht që duhet të kishte masa, nuk e kuptojmë se pse kryeminsitri Rama i bën veshët shurdh dhe syrin qorr në këtë përballje. E përmbledhur me pak fjalë, situata është katastrofale, dhe për fat të keq qytetarët gjenden të abandonuar”, u shpreh Spahia.

Ish-deputeti tha se spitalet Covid 3 dhe 4 nuk mund të jenë funksionale për shkak se mungojnë stafet e kualifikuara mjekësore.

“Kolegët tanë në spitale na thonë që nuk ka më vende në dy spitalet Covid, duke u gdhirë e hëna në, nuk kishte më vende në Sanatorium, kanë qenë duke i mbajtur në ambulanca jashtë pacientë, ky është realiteti, dhe jo propaganda e Ramës dhe ministres.

Ka ezaurim të plotë të vendeve, jo vetëm logjistike, por duke iu rikthyer edhe pyetjes suaj për Covid 3 dhe 4 është fakt se ato nuk mund të jenë funksionale, pasi ka mungesë të theksuar të personelit. Pa i hyrë diskutimit për pjesën e logjistikës, pasi janë reparte të papërpshtatura, ku mungojnë aparatura bazike, janë thjesht struktura hotelerike”,-deklaroi Spahia.