“Kjo ka qenë dëshira ime”, Topalli tregon çfarë priste nga Partia Demokratike

Ish-deputetja Jozefina Topalli komentoi raportet që ka sot ajo me Partinë Demokratike. Ajo nuk kuresu kritikat për drejtuesin aktual të PD-së, Lulzim Bashën.

“Kjo ka qenë dëshira ime, ndaj dhe prej shumë kohësh dhe një tjetër arsye se pse nuk kam marrë ndonjë vendim ndryshe, sepse kam dëshiruar që reforma të bëhej brenda partisë time ku kam qenë prej 20 vitesh e ku kam bërë betejat e mia politike. Unë lidhjen e kam të pazgjidhshme me demokratët. Unë nuk i ngatërroj demokratët me ca struktura dhe me udhëheqjen e saj, unë dyshoj shumë që ajo është Parti Demokratike, sepse po të jesh demokratike duhet të kesh vizionin evropian”, tha Topalli për Euro News.