‘Kjo është skandaloze’, revoltohet Xhunga, zbulon cili është gabimi i madh që po bën PS- ja dhe opozita pak muaj para zgjedhjeve

Gazetarja Rudina Xhunga komentoi në rubrikën “Opinion” përgjimet e antimafias itlaiane për Ndragheta-ën, ku e përfshirë është edhe Shqipëria.

Ajo shprehet se duhet pritur të flasë drejtësia italiane, duke i bërë thirrje politikës shqiptare që të mos i përdorin përgjimet për akuza ndaj njëri-tjetrit, pasi sipas saj, kjo nuk iu shërben për të fituar elektoratin gri.

“Janë të gjithë duke folur, madje po flasin aq shumë, sa nuk dinë të dëgjojnë. Këtu në Shqipëri fol sa të duash, elektorati është i ndarë dhe e ka fjet mendjen. Pak e vështirë që kjo histori të ndihmojë që elektorati gri të shkojë në votime. Unë do të doja të isha me ambasadorin italian, që tha se duhet t’ia lëmë drejtësisë të flasë. Unë hyj te njerëzit, se përtej asaj çfarë thuhet, që dua të pres të flasë drejtësia italiane. Hyj te njerëzit që do iu thoja atyre, që harxhojnë shumë kohë duke folur, që të kenë pak më shumë respekt për institucionet shqiptare, bankave. Bankat janë institucione të rëndësishme, nuk jemi më në kohën e piramidave. Duhet t’i japim pak më shumë vlerësim opozitës shqiptare, që është një institucion. Duhet t’i japim besim drejtësisë shqiptare. Po nuk pate institucione, nuk bëhesh kurrë shtet. Këto përgjime dhe mënyra si partitë po ja shpjegojnë njëra-tjetrës, por edhe popullit, nuk i bëjnë mirë askujt. Elektorati gri jo vetëm s’po vendos kë të votojë, por po mendoj ku të iki pasi të mbarojë Covid-i. Kjo është një fushatë skandaloze.

Nuk është e vërtetë që çdo gjë është pis në këtë vend. Ne mendojmë që po ka ndonjë vilë është me drogë ose prostitucion. Por kur shkova në Koplik për të bërë një emision për sherebelen, pashë vila dhe pronarët më thanë që e kanë bërë duke mbledhur sherebele”, u shpreh gazetarja.