Kjo është historike! Sapo e KONFIRMOI Italia, Sandër Lleshaj nuk e fsheh entuziazmin, jep menjëherë lajmin

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj ka shkruar në Facebook se Italia sot ka konfirmuar një arritje të madhe të Shqipërisë. Lleshaj e cilëson si sukses edhe aksionin policor në Vlorë shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policis.

“Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi

Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kan abisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.

Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:

1. Vullneti i paepur politik;

2. Angazhimi i fortë policor;

3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.

Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme”, shkruan Lleshaj.