Kjo është dëshmia e 32-vjeçares që hodhi foshnjen në koshin e plehrave

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, ku në një kazan plehrash u gjet një foshnjë e pa jetë. Nëna 32-vjeçare nga Gjirokastra është shoqëruar pak minuta më parë në polici dhe ka deklaruar se e ka lindur foshnjen në muajin e 7 të shtatzënisë pa jetë.

E ëma ka deklaruar në polici se nuk kishte para për të paguar funeralin, prandaj ka vendosur që ta hedhë tek koshi i mbeturinave. Sipas dëshmisë, lihet të kuptohet se foshnja ka lindur pa jetë dhe është braktisur trupi i në koshin e mbeturinave prapa markatës tek Ali Demi. Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

Burimi: faxweb.al