Kishte simptoma të lehta të Covidit, ndërron jetë papritur mjeku shqiptar, vetëm 49 vjeç

Ka ndërruar jetë mjeku shqiptar Shukri Fazliu nga Kumanova, një javë pas infektimit me Covid. 49-vjeçari kishte simptoma të lehta dhe ishte izoluar në shtëpi, por 3 ditët e fundit nga komplikimi i gjendjes shëndetësore u shtrua në Klinikën Infektive.

“Fatkeqësisht, edhe një koleg tjetër u largua si viktimë e KOVID-19. Këtë mëngjes më njoftuan se ai ka vdekur. Dy ditë më parë u dëgjova me të, ai ishte në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup. Tha se ishte më mirë se kur erdhi në Klinikë, sepse ne e dërguam në gjendje vërtetë të keqe, por unë dëgjova se ai kishte vështirësi në frymëmarrje, e vetmja gjë që doja ishte të dilte nga kriza”, deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoresh e Spitalit të Kumanovës.