Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur (FOTO)

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Pas intubimit në spitalin Covid, 47 vjeçari është ndarë nga jeta. Qerimi ishte një profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.

Foto: