Kishte fuqinë e një bombe bërthamore, kjo është gropa gjigande që ka lënë pas shpërthimi në Bejrut, ja sa ka shkuar numri i viktimave (FOTO)

Rëndohet bilanci i viktimave në Bejrut të Libanit. Mediet e huaja raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 100. Ndërkohë,  ka edhe shumë të tjerë nën rrënoja si dhe janë mbi 4000 mijë persona të plagosur.

Shpërthimi i djeshëm në Liban, i cili shkatërroi një pjesë të mirë të Bejrutit ishte tmerrësisht i fuqishëm dhe dyshohet se u shkaktuar nga 2 700 ton lëndë kimike të braktisura në port.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga 2 700 ton nitrat amoni të ruajtura pa kujdes në port, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, me rënien e pluhurit dhe qartësimin e pamjes ka dalë në pah gropa e madhe e shkaktuar nga shpërthimi në portin e Bejrutit.

Pamjet nga ajri tregojnë një gropë gjigante të shkaktuar nga shpërthimi, i cili u krahasua me një bombë bërthamore.

Foto: