“Kisha shqetësime, pas testit dola pozitiv”/ Infektohet nga COVID-19 aktori i njohur shqiptar, ish-opinionist i ‘Big Brother Albania’

COVID-19 ka prekur artistët e të gjitha fushave. Një ndër të prekurit nga ky virus është edhe aktori i njohur nga Kosova, Basri Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë në rrjetet sociale përmes një statusi, ku shkruan se pas disa shqetësimeve ishte testuar për covid-19 dhe kishte rezultuar pozitiv.

“Miq,

Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m’kallxun qe jam njeri shume i mire dhe pozitiv. Ata qe me njohin e dijne sa shume kam pas kujdes, por me fund e leshova bajrakun.

Ka shume kohe qe masken dhe distancen e kam respektu strikt.”, njofton ai.

Shala njihet edhe si ish-opinionit i ‘Big Brother Albania’.