Kim jep mesazhin e fuqishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

E pranishme ne aktivitetit “Llogaridhënia, Transparenca dhe Anti-korrupsioni, ambasadorja e Shteteve të Amerikës, Yuri Kim bëri të qarte se korrupsioni në Shqipëri do duhet të luftohet me të gjitha mënyrat. Kim shprehu bindjen se Akademia amerikano-shqiptare e transparencës, e mbështetur nga USAID, do të bëjë të mundur ndëshkimin e këtij fenomeni.

“Korrupsioni dhe perceptimi për të, vazhdojnë të minojnë arritjet dhe progresin që është bërë. Shqipëria ka bërë hapa para, por korrupsioni rëndon çdo hap; në të vërtetë, nganjëherë detyron edhe kthim prapa. Përgjigja ndaj korrupsionit nuk është vetëm ligje më të mira dhe më të forta, por një kulturë tjetër dhe pengesa sistematike. Shqipëria duhet të jetë një vend ku korrupsioni jo vetëm që sjell ndëshkim dhe turp, por të jetë gjithnjë e më e vështirë për tu kryer. Këtu hyn Akademia amerikano-shqiptare e transparencës”, tha Kim.