Këtë nuk e dinim: Roza Lati zbulon dedikimin e Stines

Historia e Stines dhe Roza Latit ka qenë e komentuar në media prej vitesh dhe vazhdon ende sot e kësaj dite pasi dyshja ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Këtë të premte, Roza ka zbuluar se një ndër këngët më të bukura të Stines, ka qenë dedikim për të. Bëhet fjalë për këngën “Pa ty s’ndihem mirë”, në bashkëpunim me Eglandin.

Ajo ka ndarë në Instastory një video nga makina, ku shihet duke e dëgjuar. “Dhe projektet muzikore që kanë një histori personale, nuk vdesin kurrë. Tamam tamam kjo është kënga ime”, ka shkruar Roza.

Kujtojmë se më parë dyshja kanë zbuluar se dhe kënga “Ishe ti” ka qenë dedikim për Rozën.

Foto: