‘Këtë furtunë se ndal dot njeri’, Rudina Hajdari del me kërkesën e fortë për Lulzim Bashën: Njerëzit më ndalin në rrugë

Deputetja Rudina Hadjdari pas përfundimit të Këshillit Politik i ka bërë sërish thirrje Partisë Demokratike që ti bashkohet nismës për listat e hapura.

Hajdari u shpreh se hapja e listave është që qytetarët të përfaqësohen në mënyrën më dinjitoze, dhe se kjo kërkesë e përsëritur është e njëjta që përdorin edhe vendet e BE.

Ajo gjithashtu i bëri thirje që PD-ja ti bashkohet nismës për listat e hapura.

“Nuk kam rreshtur çdo ditë duke ecur në rrugët e Tiranës ku kam takuar qytetarë, për të marrë mbështetje për atë që po luftojmë, për listat e hapura. Çdo ditë më ndalojnë qytetarët në rrugë dhe më thonë; ec përpara. Ka pasur dhe nga ata njërës të PD, që më jane afruar dhe më kanë thënë; që jemi të zhgënjyer që PD e pranon këtë hap që do sjellë ndryshim në Shqipëri. I kam kërkuar PD që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të votohen në 30 korrik. Besoj që çdo demokrat e do që në atë parlament të vijnë ata njerëz që do përfaqësojnë atë popull.

I bëj thirrje çdo gruaje, nënë, çdo njeriu që është zhgënjyer nga kjo klase, që të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Vetëm kështu mund të sjellim ndryshimin ën Kuvend. Në atë kuvend do të miratohen ligje që s’do të jenë më me PPP por për rritje të cilësitë së jetës dhe arsimit. Deputetët sot nuk kanë fjalën e tyre të lirë. Nuk kanë argumente. Lista e hapura do e fuqizojnë qytetarin. Këtë furtunë ndryshimi se ndal dot njeri. I duhet vendit”, tha ajo.