“Këta që dinë të zgjidhin çdo situatë kanë lëshuar gojën”, Ndreu shpërthen keq ndaj opozitës

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu iu është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për “braktisjen” e familjeve të prekura nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se gjatë qeverisjes së PD-së, Shkodra u përmbyt 5 herë, dhe banorët jo vetëm që nuk morën dëmshpërblim, por paratë po i marrin nga qeveria Rama.

“5 herë për një vit ju përmbyt Shkodra këtyre të PD kur ishin në qeveri! Le që nuk bënë gjë prej gjëje nga rasti i parë në të pestin, por nuk ju dhanë kokërr leku banorëve si dëmshpërblim. Lekët i miren me qeverinë Rama nëfakt…

Këta që dinë të “zgjidhin” çdo situatë si ajo e Shkodrës, kanë lëshu gojën për tërmetin. Të ishin këta në qeveri, Zoti veç do i mëshironte mijëra njerëz që sot janë në kujdes të plotë!

CV e këtyre flasin kuturu është e zezë, ndaj askush se do një model si ata!”, – shkruan Ndreu.