Kërkohej në Shqipëri, i riu nga Kavaja gjendet i groposur në Shkup

Trupi i pajetë i Riku Beut nga Kavaja e Shqipërisë u gjetë në Shkup. I ndjeri rezultonte i zhd ukur prej disa javësh në Shqipëri. Trupin e 35 vjeçarit e kanë identifikuar familjarët e tij. Trupi u gjetë i pajetë i gruposur në periferi të Shkupit.

Hetimet organet përgjegjëse të vendit i kanë kryer në bashkëpunim me kolegët nga Shqipëria. Analizat e marra nga trupi i pajetë janë përputhur me shenjat e gishtave të Riku Beut. Edhe policia maqedonase edhe ajo shqiptare kanë pasur gjurmë të gishtave të tij. I ndjeri Riku Beu reuzltonte i humbur që prej datës 7 mars.