Kërkesa urgjente e Ramës: Të kalohet ky ligj sa më parë në Parlament

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sesion e ri të Kuvendit tha se duhet të kalohet njëherë e më parë ligji anti-shpifje sepse po bëhet kërdia nga mediat.

“Nuk ndryshoj opinion që shpifja duhet adresuar sa i përket mediave onlie, kemi një raport ndihmues për sa i përket Komisionit të Venecias, ta kalojmë këtë ligj njëherë e më parë në parlament se po bën kërdinë përditë e përnatë. Ka sugjerime edhe për median publike për sa i përket bordit të RTSH-së për t’i hapur rrugën për të gjithë ata profile që i sugjeron Komisioni i Venecias që fatkeqësisht janë përjashtuar nga mundësia për të kontribuuar në këtë komision publik të medias”, tha Rama.