Kërcënimi me jetë i prokurorit të njohur shqiptar, reagon i revoltuar Ilir Meta dhe lëshon thirrjen urgjente

Së fundmi, prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami ka marrë kërcënime të rënda me jetë madje edhe për familjarët e tij. Rreth kësaj çështje ka reaguar vetë presidenti Ilir Meta i cili e dënon këtë akt.

Përmes një reagimi zyrtar ai ka kërkuar që gjyqtari të mbrohet dhe këtij problemi autoritetet përkatëse duhet ta çojnë deri në fund.

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.

Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujtdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.

Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.”, shkruan Meta.