“Kërcënim i madh”, Ditmir Bushati del me paralajmërimin e fortë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar në Twitter një shkrim të prestigjiozes ‘The economist’, ku ngrihet alarmin për pakësimin e popullsisë në Ballkan dhe largimin e saj drejt Europës Perëndimore.

Krahas këtij shkrimi Bushati jep një mesazh të fortë politik, ku ngre alarmin për tkurrjen e popullsisë.

“Një kërcënim i madh për Ballkanin Perëndimor: shumë probleme i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Do të jetë shumë e vështirë të arrihet Bashkimi Europian – pa njerëz të rinj, të talentuar dhe të gjeneroni prosperitet. Popullsia po zvogëlohet”, shkruan Bushati.