Keni bërë plane për në plazh? Zbulohet se si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër, ja si do të lëvizin temperaturat

Edhe pse jemi në muajin shtator vendi ynë edhe për këtë fundjavë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit.

Në këtë mënyrë si për ditën e shtunë ashtu dhe të dielën moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperaturat do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit. Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievetmalore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta.