Këngëtarja shqiptare prej kohësh në kërkim nga policia, sfidon autoritetet duke postuar foto nga vaska

Muaj më parë këngëtarja mjaft e njohur nga Kosova, Fjolla Morina u kap në pikën kufitare të Morinës me armë pa leje në makinën e saj teksa gjendej në automjet me partnerin. Ajo u dënua asokohe me ar est shtëpie në Kukës por arriti të arratisej.

Pas kësaj ngjarjeje ajo u martua me partnerin e saj dhe momentalisht gjendet në arrati dhe në kërkim nga policia në Shqipëri dhe Kosovë. Por duket se kjo nuk përbën aspak problem për Fjollën pasi së fundmi ajo ka sfiduar autoritetet përkatëse duke postuar foto në rrjetet sociale.

Shampanjë, petale trëndafilash dhe një vaskë me ujë të ngrohtë. Kështu po i kalon artistja ditët e saj në arrati teksa ende nuk dihet se ku ndodhet.