Këngëtarja e njohur kujton vuajtjet, zbulon telefonatën me Ardit Gjebrean: Aty kanë mësuar se unë isha gjallë

Këngëtarja Mihrije Braha në emisionin e “E Ardhmja Është Vajzë” foli për vështirësitë me të cilat është përballur në jetë. Mihrije u ndal edhe tek lufta që përjetoi Kosova dhe bastisjen e shumë familjeve shqiptare në Kosovë nga ushtria serbe.

“Në atë kohë na humbi kontakti me familjen. Për ato 72 ditë unë jetën e kam jetuar si në ajër. Diçka e pabesueshme. Dita e çlirimit dhe kthimi jonë në Kosovë ka qenë nja nga ditët më të suksesshme të popullit shqiptar. Edhe pse shtëpitë i kishim të djegur të gjithë filluam të lumtur nga zero. Ka qenë një periudhë e vështirë sepse kemi vuajtur. Ka qenë një kohë kur nuk e dija se ku e kisha familjen. Në një nga momentet kam telefonuar Ardit Gjebrean të interesohej se tek Radio Televizioni Shqiptar të njoftonte nëse dikush e dinte se ku është familja e Mihrije Brahas. Aty është bërë edhe njoftimi. Pasi jemi çliruar është kur më treguan familjarët që pasi e kanë parë, kanë mësuar se unë isha gjallë”, shprehet ajo.