Këngëtarja e famshme feston ditëlindjen më të trishtë pas humbjes së babait

Çiljeta Xhilaga feston sot ditëlindjen e saj të 36-të dhe kjo është më e trishta se gjithë të tjerat për shkak të humbjes së babait të saj.

I ati i ndjerë i këngëtares ka ndërruar jetë pak ditë më parë nga Covid-19 dhe artistja bëri një dedikim mjaft të ndjerë duke na emocionuar të gjithëve. Sot në ditëlindjen e saj, partneri ka vendosur ta surprizojë dhe ta bëjë të ndjehet sadopak mirë.

Alban Hoxha i ka blerë Çiljetës një yll dhe ka vendosur që t’i vendosë këtij ylli emrin e saj. Sigurisht këtë gjest kaq të bukur ajo e ka postuar në rrjetet sociale.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan ajo.