Këngëtari i njohur shqiptar në zi, ndahet nga jeta vëllai i tij: Shkove shumë shpejt, do më mungosh shumë!

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka ndarë një lajm të hidhur në rrjetet sociale. Ai bën të ditur se është ndarë nga jetë vëllai i tij i madh.

Me anë të një fotoje që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku Fjezullahu shihet përqafuar me vëllain, shkruan se ai shkoi shumë shpejt.

“Do të më mungosh shumë.

Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!

Shpirti yt u bëftë dritë”, shkruan këngëtari në dedikim për vëllain.

Pak kohë më parë, këngëtari ka treguar se vëllai i tij ka qëndruar për tre muaj i izolur për shkak të pandemisë dhe nuk janë takuar pikërisht për tre muaj, duke treguar se ka qenë shumë i lumtur kur u takuan sërish.