Kejvina e tregon publikisht “sheikun” që po kalon pushimin bashkë në Dubai

Prej pak ditësh Kejvina Kthella ndodhet në Dubai, ku siç pritet nga modelja fotot e nxehta dhe provokuese nuk kanë munguar. Përveç diellit dhe temperaturave të larta atje, Kejvina po shijon dhe jetën luksoze në restorantet e Dubait.

E kush nuk u bë kurioz se me kë po kalonte këto pushime luksoze modelja. Ndërsa së fundi duket se ka shkuar në Turqi. Atje, biondja u bashkua me reperen Tayna, e cila ditët e fundit është relaksuar në maksimum bashkë me shoqërinë.

Kejvina publikoi një video të Taynës, teksa po shijonin një mbrëmje jashtë, ku shkruante: “Sheikuuuu”. Kejvina Kthella është goxha e angazhuar edhe me sete fotografike për biznese të ndryshme.