“Ke kaluar koronavirusin që nuk tregon kujdes?”, Ardit Gjebrea befason të gjithë me përgjigjen

Ardit Gjebrea kishte të ftuar ditën e sotme në rubrikën “Tani mund të këndosh”, këngëtaren me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Kaliopi. Përveçse shijoi performancat e saj,

Arditi nuk nguroi të kërcente edhe në rrugë me këngëtaren e njohur. Mirëpo kjo gjë i ka çuditur ndjekësit e tij, sepse moderatori shihet pa maskë, i kapur përdore e duke përqafuar Kaliopin.

“Mjaft kënaqësi na solle, vetëm na thuaj sekretin tuaj. Pa maskë kudo, afrohesh me këdo, çfarë ke bërë për veten lidhur me mbrojtjen nga pandemia, apo e keni kaluar pa zë? Uroj të jeni mirë, e meritoni”, i ka shkruar një ndjekëse Gjebreas.

Këtij të fundit nuk i ka shpëtuar komenti, ndaj ka vendosur t’i përgjigjet e t’ju shuajë dyshimet të gjithëve.

“Faleminderit për urimin. Në fakt nuk e kam kaluar dhe po bëj shumë kujdes. Por çdo gjë që publikoj këtu, ka të bëjë me momentin që xhiroj, ku sipas rregullave dhe etikës së programit, qëndrojmë pa maskë. Edhe në shtëpi a restorant pa maskë. Pjesa tjetër e gjitha është kujdes, me maskë dhe pa u takuar, edhe pse në ambiente publike nuk jam dot evitues kur më kërkojnë foto apo kur më afrohen (i vetmi moment ku gaboj). Ndërsa me Kaliopin, nuk rezistova dot vetë. Të uroj çdo të mirë”, është përgjigjur Arditi.